Auto

Renault planifikon prodhimin e automjeteve elektrike në tregun masiv në Indi

Prodhuesi francez i automjeteve, Renault po shqyrton prodhimin e automjeteve elektrike të tregut masiv në Indi, raportoi të dielën Reuters.

Sipas studimit, Renault po ecën përpara me planet e elektrifikimit edhe pse po zgjat negociatat e pazgjidhura me partnerin e tij Nissan, për të investuar në një njësi të automjeteve elektrike që planifikon të shkëputet nga operacionet e tjera.

Ky studim gjithashtu tregon për ndryshimin e perceptimit të tregut të automjeteve në Indi.

Renault është duke studiuar lansimin e një versioni elektrik të prodhuar në Indi të hatchback-ut të tij Kwid.

Rishikimi do të vlerësojë kërkesën e mundshme, çmimin dhe aftësinë për të ndërtuar automjete elektrike me komponentë lokalë.

Sipas burimit të Reuters, ky veprim është pjesë e një plani më të gjerë të Renaultit për të rritur shitjet në një vend ku prodhuesi i automjeteve mbetet fitimprurës pavarësisht se ka shitur më pak vetura në vitin 2022 sesa një vit më parë.

Sipas një parashikimi nga S&P Global Mobility, India do të bëhet tregu i tretë më i madh në botë, duke e zhvendosur Japoninë.