Kompania e njohur e veturave, Skoda, ka paralajmëruar modelin e ri Superb në format ‘hatchback’ dhe ‘estate’ para lansimit të plotë sivjet. Të dyja versionet bazohen në platformën e përditësuar MQB, por kanë ndryshime në dizajnin e brendshëm dhe të jashtëm, dhe ofrojnë gamë më të gjerë të motorëve.
Përpos që do të marrin përditësimet më të fundit elektrike, Superb i ri do të ketë gjatësi më të madhe e do të mundësojë më shumë hapësirë brenda.

Krahas një fotografie të publikuar nga vetë kompania, “Auto-Express” përmes informatave të veta ka siguruar qasje në zhvillimin e dizajnit të Skodas.
Pritet që gjenerata e re Superb të mos ketë versionin tërësisht elektrik. Por këtë herë pritet të vijë gjenerata e fundit e motorëve me djegie e Volkswagenit. Përderisa fama e motorëve dizelë ka pësuar rënie, pritet që Superb i ri të vijë me motorë TDI, me kapacitet prej 148 deri 197 kuajfuqish.
Sa i përket motorëve me benzinë, priten edhe versionet hibride, që në vete, pos motorëve me djegie, do të ofrojnë mundësinë e kalimit deri 100 kilometra distancë.

