Auto

Opeli do të ndalojë së prodhuari modelin Insignia këtë vit

Foto: FormaCar

Opeli do të ndalojë me prodhimin e modelit të tij kryesor, Insignia, këtë vit, ka konfirmuar për mediat gjermane zëdhënësi i kompanisë të hënën.

Fundi i prodhimit të Insignia vjen më herët se që ishte planifikuar fillimisht, pasi përfundimi i rregullt i prodhimit pritej në vitin 2024.

Pas ndërprerjes së prodhimit të Insignia, fabrika në Rüsselheim, do të përdoret plotësisht për prodhimin e Opel Astra dhe modelit të saj simotër, DS 4.

"Opel planifikon të kalojë në një gamë tërësisht elektrike deri në vitin 2028 dhe po përgatitet të lansojë disa modele elektrike më të avancuara. Opel Insignia aktuale u lansua në vitin 2017 në një platformë që nuk ishte projektuar për elektrifikim. Si rezultat i rregulloreve të CO2 dhe fokusit në rritjen e prodhimit të tri modeleve të reja në Rüsselheim - Opel Astra, Astra Sports Tourer dhe DS4 - prodhimi i Insignia do të përfundojë këtë vit", thuhet në njoftimin e kompanisë.

Si një zëvendësim indirekt për Insignian, mund të pritet një crossover/SUV elektrik. /autoblog