Auto

Opel Astra shpallet vetura kompakte e vitit në Gjermani

Opel Astra e re është shpallur “vetura kompakte gjermane për vitin 2022”. Juria e pavarur e ekspertëve të German Car Awards zgjodhi gjeneratën e re Astra dhe Astra Sports Tourer si veturën më të mirë kompakt në Gjermani, shkruan AutoExpress.

Juria e përbërë nga 27 ekspertë të veturave dhe gazetarë vlerësoi "teknologjitë inovative të sigurisë, të cilën Opel e ka bërë tek Astra e re, të përballueshme për një gamë të gjerë klientësh në klasën kompakte, si dhe një gamë të gjerë të motorëve, duke përfshirë një hibrid plug-in që u mundëson drejtuesve të Astras të udhëtojnë në vend pa emetim të gazrave për herë të parë”.

Përveç kësaj, juria theksoi "dizajnin progresiv që bie në sy".

Çmimi prestigjioz iu dha markës Opel në një ceremoni në Bad Duerkheim, Gjermani.

Gjenerata e re e Opel Astra u prezantua në mesin e vitit të kaluar.

Edhe pse pritej që – pas blerjes së markës gjermane nga kompania Peugeot – Astra të ndryshonte dukshëm nga ajo e mëparshme, duket se transformimi vizual i kësaj veture ka habitur shumë njerëz.

Ndryshimet nuk ishin vetëm dramatike në pjesën e jashtme, por edhe në brenda dhe në mekanikë, duke pasur parasysh se Astra e re tani përdor platformën EMP2 të grupit PSA.

Veturat kompakte janë më të përdorura në Amerikën e Veriut. Ato zakonisht janë familjare dhe ekonomike.