Auto

Një Porsche 962 i rrallë është në shitje për 955.000 dollarë

Porsche 962 është padyshim një nga veturat më të suksesshme të garave në botën e motosportit, dhe tash një kopje e këtij modeli është nxjerr për shitje.

Porsche prodhoi pak më shumë se 125 njësi të këtij modeli jetëgjatë, por një numër i madh i prototipeve u tërhoqën kur u prezantuan rregulla të reja në garat e qëndrueshmërisë në fillim të viteve 1990. Deri në gjysmën e parë të asaj dekade, pothuajse të gjitha veturat e modelit 962 ishin “jashtë lojës”.

Kompani të ndryshme kishin vendosur të transformonin këto modele në super-vetura rrugore në përputhje me ligjet e komunikacionit dhe e para që pati sukses në këtë ishte shtëpia e modifikimeve të veturave “Koenig Specials” me bazë në Munih.

Ekspertët e Koenig Specials ridisenjuuan çdo panel trupi dhe ngritën pozicionin e fenerëve dhe parakolpëve për t’iu përshtatur ligjeve gjermane. Modeli i shasisë duhej të modifikohej për të siguruar ekuilibrin aerodinamik.

Vetura ka motor tëin-turbo 3.4 litra me sistem injektimi të karburantit Motronic, i cili zhvillon 550 kuaj fuqi. Frenat e veturave të garës janë mbajtur. Përjashtime bëjnë pllakat e diskut.

Shtëpia e modifikimeve të veturave “Koenig Specials” bleu veturën në mars të vitit 1990 dhe transformimi i plotë përfundoi në korrik 1991. Një muaj më vonë, ajo iu shit një blerësi nga Japonia për rreth 1.03 milionë dollarë. Vetura ishte kryesisht në pronësi të koleksionistëve japonezë dhe u shit në SHBA në vitin 2019. Tani është në shitje sërish për 995.000 dollarë. Vetura ka kaluar vetëm 2.502 km.

{gallery}