Auto

Nis hetimi për mbi 360 mijë automjete të Fordit, shkak problemet me frena

Ford

Një rregullator amerikan i sigurisë së automjeteve ka njoftuar se po hetohen 368 mijë e 309 automjete Ford, raportoi të dielën Reuters.

Ky hetim ka nisur për shkak të humbjes së frenimit të shkaktuar nga dështimi i zorrës së frenave të pasme. 

Sipas Administratës Kombëtare të Sigurisë së Trafikut në Autostrada, hetimi përfshinë disa automjete të Ford Edge model i viteve 2015-2017.

Tutje bëhet e ditur se humbja e aftësisë së frenimit në këto automjete ndodh pa ndonë paralajmërim dhe rezulton në një distancë më të madhe ndalimi. 

Fordi ka thënë se po punonte me NHTSA-n për të mbështetur hetimin e saj.

Prodhuesi i automjeteve pati tërhequr 488 mijë automjete Ford Edge dhe Lincoln MKX në vitin 2020 në SHBA për dështime të zorrës së frenave.