Auto

Nio EP9, hiper-vetura elektrike që theu rekord në Nurburgring

Kjo hiper-veturë elektrike ka tejkaluar xhiron e saj të mëparshme më të shpejtë për 19.22 sekonda.

Nio EP9 ka shënuar rekordin e ri në pistën e njohur të Nurburgringut. Në fillim të këtij viti, kjo hiper-veturë elektrike ka thyer rekordin në konkurrencën e veturave elektrike me 7 minuta e 5.12 sekonda, transmeton Koha.net. Tani, Nio ka vërtetuar edhe njëherë se është më i shpejti në botë, duke bërë një xhiro në Nurburgring për vetëm 19.22 sekonda.

Image

Si e ka arritur këtë EP9? Kompania thotë se përpjekja e fundit është bërë në mot të keq. Moti i mirë i ka mundësuar që të arrijë shpejtësinë më të madhe. Pas timonit ishte shoferi i garave Peter Dumbreck.

Nio EP9 ka katër motorë elektrikë dhe është me kapacitet prej 1000 kW. Shpejtësinë deri në 100 kilometra në orë ai e arrin për vetëm 2,7 sekonda, deri në 200 km/h për 7,1 sekonda, ndërsa atë maksimale deri në 312 km/h. Karroceria e tij për gara prodhon presion të madh vertikal aerodinamik dhe në pjesën e pasme ka një spoiler i cili mund të përshtatet në tre pozicione. Po ashtu, frenat e kësaj hiper-veture janë nga firma Alcon.

Image

E, tani nëse ky model rekord është në kategorinë e “veturës serike”, është shumë e diskutueshme. Nio planifikon të shesë EP9-shin, por në një seri të vogël. Gjashtë modele të tilla tashmë janë prodhuar për investitorët dhe do të prodhohen edhe 10 të tjera, me një çmim prej 1.48 milion dollarë për njësi.

Për më tepër, shikoni videon më poshtë.