Veturat që nuk sjellin përfitim të lartë nuk mund të vazhdojnë të prodhohen. Prodhuesit e veturave janë në një garë të vazhdueshme për fitime. Në fund të fundit, nuk po flasim për shoqata humanitare, por për kompani që kanë një strukturë të qartë aksionere.
Në thelb, modelet që nuk sjellin fitime të mëdha nuk mund të mbahen në gamë dhe ka një ndryshim të madh teknologjik përpara, me veturat elektrike që zëvendësojnë ngadalë modelet me motorë me djegie të brendshme.
Motor1.com ka publikuar një listë të modeleve që do të dalin nga prodhimi vitin e ardhshëm.
Në mesin e tyre ka modele evropiane dhe amerikane, si dhe disa modele historike.
Gjatë vitit të ardhshëm, prodhimi i Audi R8 dhe Audi TT (i cili ishte në shitje për 25 vjet), Chevrolet Bolt EV, Chrysler 300 (pothuajse i pandryshuar në treg për 18 vjet), pastaj modelet Dodge Challenger, Charger dhe Hellcat (pasuesit elektrikë po vijnë), Ferrari Portofino M, si dhe modelet e Ford's Edge dhe Fiesta (një nga veturat e vogla më të suksesshme ndonjëherë).
Kia Stinger, McLaren 720S, Mercedes C-Class Cabrio dhe Coupe, Mercedes CLS, Mercedes E-Class Cabrio dhe Coupe, si dhe sedani Nissan Maxima po shkojnë gjithashtu në “pension”.