Xhamat e mjegulluar të veturave janë dukuri e zakonshme në dimër dhe vjeshtë. Por cila është mënyra më e lehtë për ta zgjidhur këtë problem?
Më efikase është të vendosni ngrohjen në temperaturën më të lartë dhe ventilimin në nivelin maksimal, pasi rrjedha e fortë e ajrit vepron ngjashëm me tharësen e flokëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjri dhe ngrohja duhet të drejtohen drejtpërdrejt te xhami i përparmë.
Ekspertët shpjegojnë se edhe sistemi i kondicionimit ndihmon në largimin e lagështisë nga ajri, madje edhe kur është i aktivizuar për të fryrë nxehtë.
Një gjë tjetër shumë e rëndësishme është që të siguroheni gjithmonë që brendësia e xhamit të përparmë të jetë e pastër.
Kjo është e rëndësishme për largimin më të lehtë të lagështisë, por edhe për dukshmëri më të mirë – sidomos gjatë natës ose kur vozitni në shi.