Rritje e konsiderueshme e shitjeve të veturave të reja është parashikuar të ndodhë në vitin 2014, sipas korporatës amerikane për tregti në autoindustri “S&P Global”. Parashikimi është që të shiten 88.3 milionë vetura të reja, duke shënuar rritje prej 2.8 për qind në krahasim me vitin që po mbyllet.
Parashikimi optimist vjen në vijë me rikuperimin e industrisë së prodhimit dhe rikthimin e zinxhirit normal të tregut.
Gjithsesi, rreziku është kryesisht ekonomik për shkak të çmimeve të larta të veturave, kushteve të kredive dhe ndikimit që elektrifikimi po ka në sjelljet e njerëzve.
Projeksionet për 2023-tën janë po ashtu premtuese. Është parashikuar të shiten 86 milionë njësi të reja deri në fund të vitit.
“S&P Global Mobility” po ashtu ka parashikuar lëvizje drejt elektrifikimit, sidomos në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara. Tashmë dhjetëra prodhues kanë shprehur zotimin për elektrifikim në vitet e ardhshme.
Agjencia ka parashikuar që më 2024 të shiten rreth 13 milionë vetura elektrike, apo rreth 16.2 për qind të veturave të shitura në përgjithësi.
LEXO EDHE: