Auto

Lexus LX 570 në version sportiv

Lexus LX 570, i vitit 2020, tani ka në dispozicion edhe paketën “Sport” e cila i jep këtij modeli një pamje më atraktive.

Kjo paketë përmban vetëm ndryshime vizuale dhe është në dispozicion vetëm për versionin me tre ulëse.

Paketa “Sport”, po ashtu, përfshinë maskën e përparme të re, elementet TRD për pjesën e përparme, set të ri të pragjeve, mbrojtësin e pasmë shtesë (difuzer) të modifikuar, pasqyrat me ngjyrë të veturës e me detaje nga kromi, si dhe rrotat 21-inç nga alumini, transmeton Koha.net.

Sa i përket interierit, kjo paketë sportive ndër të tjera përfshinë ulëset prej lëkure me ngrohje/ftohje, timonin me ngrohje, ekranin Head-up, mbushës pa tela për smartfonët, si dhe audio-sistemin “Levinson Sound” me 19 altoparlantë.

Image

Gjithashtu, LX 570 në version Sport vjen edhe me sistemin për identifikimin e radarëve, këmbësorëve si dhe me sistemin e mbajtjes së veturës në një korsi rrugore.

Ndërsa sa i përket motorit, edhe te paketa sportive vazhdon të jetë motori 5.7-litër V8 me kapacitet prej 286 kW/388 kuajfuqi i cili është i kombinuar me marshin automatik me 8 shpejtësi dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.

Lexus LX 570 Sport 2020 pritet të dalë në shitje në muajin shtator me çmim prej 99.300 dollarë (rreth 89.000 euro), aq sa kushton në SHBA.