Leon është modeli më i shitur i markës spanjolle Seat, dhe siç qëndrojnë gjërat, kjo veturë do ta mbajë këtë titull në vitet që vijnë.
Ja disa nga elementet që e bëjnë të kërkuar nga klientët, të dhëna të nxjerra pas një testimi të versionit 2.0 TDI me 150 kuaj fuqi.
Leon arriti në rrugët botërore në mënyrë krejt ndryshe. I sigurt me pamjen dhe forcën e tij, ai pushton kudo që shfaqet. Thjesht kur e shihni, uleni në të, e ndizni motorin dhe menjëherë dashuroheni me gjithçka që ofron. Dhe ofron shumë - dizajn të jashtëm inovativ, ulëse të rehatshme, panel instrumentesh të përsosur, të thjeshtë dhe të dizajnuar saktësisht, komoditet, hapësirë të gjerë të bagazhit, dinamikë të përsosur të vozitjes e shumëçka tjetër.
Në fakt, kjo është thuajse gjithçka që nevojitet për një shofer që me jo shumë para kërkon veturë të mirë. \ autoblog