Auto

Kështu mund të duket Jaguar F-Type Shooting Brake

Foto: X-Tomi Design

Prodhuesi i njohur britanik i automjeteve, Jaguar, në fillim të këtij muaji ka prezantuar modelin e ri F-Type i cili është në dispozicion në version Coupe dhe Roadster.

Tani, dizajneri i njohur X-Tomi Design është marrë me këtë model të ri të Jaguarit dhe ka paraqitur idenë e tij për F-Typen në version Shooting Brake, me çatinë e zgjatur dhe bagazhin më të madh, transmeton Koha.net.


Lexoni edhe: 

Ky është Jaguar F-Type i ristilizuar [foto/video]


A do ta lansojë në të vërtetë Jaguari një version të tillë të F-Type, mbetet të shihet por në këtë fotografi shihet si mund të duket ky model në Shooting Brake.

Kujtojmë se, versioni bazë i Jaguar F-Type të ri ka motor 2.0-litër Turbo me katër cilindra e kapacitet prej 221 kW/300 kuajfuqi, ndërsa versioni më i fuqishëm i tij në gamë është F-Type R me motor V8 e kapacitet prej 423 kW/575 kuajfuqi.