Auto

Jaguar Land Roveri i ndalon dërgesat në SHBA pas tarifave

Jaguar

Prodhuesi britanik i automjeteve, Jaguar Land Rover, do t’i ndalojë dërgesat e veturave në prodhuara në Britani për në Shtetet e Bashkuara të Ameërikës për një muaj, ka njoftuar kompania.

Ky vendim është marrë për të shqyrtuar se si të zbutet kostoja e tarifës prej 25 për qind e presidentit amerikan, Donald Trump. 

Jaguar Land Rover, i cili është në pronësi të Tata Motors të Indisë, konfirmoi pezullimin e përkohshëm të eksportit pas raportimit të gazetës “Times”, transmetoi “Reuters”.

"Derisa punojmë për të adresuar kushtet e reja të tregtimit me partnerët tanë të biznesit, po ndërmarrim disa veprime afatshkurtra, duke përfshirë një pauzë të dërgesës në prill, ndërsa zhvillojmë planet tona afatmesme dhe afatgjata”, ka njoftuar kompania.

Industria e makinave në Britani, e cila punëson 200,000 njerëz drejtpërdrejt, është shumë e ekspozuar ndaj tarifave të reja. Shtetet e Bashkuara janë importuesi i dytë më i madh i automjeteve të prodhuara në Britani pas Bashkimit Evropian, me një pjesë prej gati 20%.

Britania ka thënë se është e fokusuar në përpjekjen për të siguruar një marrëveshje tregtare me Uashingtonin.