Auto

Indigo zbulon dy modelet e reja elektrike

Kompania Indigo ka përgatitur dy vetura elektrike për panairin e sivjetmë CES, që do të mbahet gjatë këtij muaji në Las Vegas.

CES (Consumer Electronics Show) është ngjarje vjetore ku prezantohen arritjet në fushën e veturave elektrike.

Indigo do të përfaqësohet në këtë ngjarje me dy modele të reja, Flow dhe Flow Plus.

Të dy modelet janë projektuar për të qenë të mëdhenj brenda dhe të shfrytëzueshëm. Njëri është për transport të pasagjerëve e tjetri për bartje të mallit.

Karakterizohen nga një dizajn i ngjashëm, ku ai për pasagjerët ka edhe një çati të madhe panoramike.

Përveç kësaj, ka dyer të mëdha rrëshqitëse, pasqyra anësore digjitale, drita të ngushta, si dhe një ndenjëse qendrore të shoferit, panel instrumentesh digjital dhe timon shumëfunksional.

Katër motorë elektrikë (secili me 22 kW / 30 kuaj fuqi) janë përgjegjës për drejtimin, bateritë janë 40 kWh, ndërsa autonomia e veturës me një mbushje është 402 km. \autoblog

{gallery}