Auto

Ekspertët tregojnë sa shpesh duhet larë vetura

Ekspertët e automjeteve kanë zbuluar se sa shpesh duhet larë vetura.

Shërbimi i blerjes së makinave “Blejmë çdo Veturë” i këshilloi drejtuesit e automjeteve se si t’i parandalojnë dëmet.

Nga ky shërbim kanë thënë se automjeti duhet të pastrohet të paktën një herë në dy javë.

Por kjo nuk mund të vlejë për të gjithë. Për shembull, njerëzit në zonat rurale kanë më shumë gjasa të kenë kontakt me baltën dhe papastërtitë sesa ata që vozisin në qytete.

Ekspertët sugjerojnë që të pastrohen njollat para se të përkeqësohen.

Duke e shpëlarë veturën të paktën një herë në dy javë, mund të parandalohet që grumbullimi i papastërtive të dalë jashtë kontrollit.

LEXO EDHE: