Auto

Chevrolet paralajmëron modelin elektrik Blazer EV

Chevrolet ka publikuar një fotografi të modelit elektrik Blazer EV, si njoftim për promovimin e tij zyrtar që do të mbahet më 18 korrik.

Blazer EV duket ndryshe nga modeli me motorë SUS. Vëmendje tërheq xhami i përparmë që shkrihet me çatinë paksa të pjerrët, si dhe pragjet anësore aerodinamike e rrotat dyngjyrëshe të aluminit.

Chevrolet nuk ka publikuar ende foto të pjesës së pasme apo të brendshme të kësaj risie. Megjithatë, pritet të ketë teknologji të lartë me panel instrumentesh digjitale.

General Motors thekson se ky model është "zhvilluar nga e para" dhe do të ofrojë "një përzierje revolucionare të stilit, performancës dhe teknologjisë".

Blazer EV bazohet në platformën Ultium dhe ndoshta do të ketë disa ngjashmëri me Cadillac Lyriq. Në atë rast, pritet një bateri 100 kWh dhe motor elektrik me 254 kW / 345 hp. Pritet gjithashtu edhe versioni me tërheqje me katër rrota dhe dy motorë elektrikë me fuqi të kombinuar 373 kW / 507 hp.

Çmimi i Blazer EV ende nuk dihet, ndërsa lansimi i tij në treg është paralajmëruar për pranverën e vitit të ardhshëm. /autoblog