Gjiganti gjerman i veturave, BMW, ka prezantuar modelin X3 të vitit 2025. I prezantuar në dy versionet, X3 30xDrive dhe X3 M50 xDrive, modeli i ri vjen me ndryshime të theksuara në dizajn, motorë e teknologji.
Duke nisur nga dizajni, X3 i ri është më i gjatë, më i gjerë dhe më i ulët në krahasim me modelin paraprak, duke i dhënë pamje më agresive.
Sa i përket fuqisë, X3 30 xDrive, ka motor 2.0-litërsh me katër cilindra që prodhon 255 kuajfuqi. BMW-ja ka përdorur edhe teknologjinë hibride për ta përmirësuar më shumë veturën.
X3 M50 xDrive vjen me motor 3.0-litërsh dhe sistem hibrid. Bashkë e çojnë fuqinë në 393 kuajfuqi. Përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra vetura mund ta arrijë për 4.4 sekonda.
Motori elektrik që përdoret në sistemet hibride është integruar në marshin automatik me tetë shpejtësi në modelin M50.
Kompania ka përdorur edhe në këtë model sistemin e avancuar të asistencës së shoferit, duke i ndihmuar në parking dhe vozitje në kolona kur shpejtësia është e ulët.
Çmimet për veturat e reja nisin prej 50 mijë dollarë deri 65 mijë për modelin M50 xDrive. BMW-ja ka thënë se do të nisë prodhimin e veturës në fund të vitit.