Auto

Bentley zotohet të sjellë 5 lloje të veturave elektrike deri në vitin 2030

Bentley pohoi premtimin për të dalë me vetura elektrike, në një konferencë shtypi, por plani për t'iu drejtuar këtij lloji të veturave nuk është krejt i ri.

Marka luksoze britanike detajoi fillimisht planin e saj të elektrifikimit në vitin 2019 dhe tha se do të ndërtonte motorin e saj përfundimtar me djegie së shpejti. Tani kompania ka ecur përpara në atë plan, duke thënë se po planifikon të lançojë një veturë elektrike në vitin 2025 dhe më pas do të bëjë një tjetër model elektrik për secilin nga katër vitet e ardhshme.

Kreu i inxhinierisë së Bentley, Matthias Rabe ka thënë në një konferencë për shtyp në internet se secila veturë do të jetë "një model komplet i ri".

Duke marrë parasysh që kompania aktualisht ka vetëm katër modele - Bentayga SUV, sedani Flying Spur dhe Coupe dhe i konvertueshmi Continental GT - matematika bazë sugjeron që e gjithë familja në mënyrë efektive do të zëvendësohet me automjete të plota elektrike më shpejtë se që është menduar, dhe se një model shtesë do të shtohet në gamë.

CEO i Bentley, Adrian Hallmark e përshkroi këtë model të ri si një "ndryshues të lojës", pa një lidhje të drejtpërdrejtë me një model ekzistues.