Gjiganti italian i veturave, grupi Stellantis që nuk u përshtat me trendet e fundit, vazhdon të ketë shitje relativisht të mira.
Fiat, që është pjesë e grupit dhe një markë që nuk është aq e madhe sa Lancia dhe Alfa Romeo, ka reduktuar gamën e saj, por vazhdon të arrijë shitje të dukshme, shkruan Autoblog.
Besoni apo jo, në konkurrencën e emrave që përbëjnë Stellantisin, ku bëjnë pjesë Citroen dhe Peugeot, Fiat është marka më e shitur. Jo vetëm kaq, Fiat ka edhe modelin elektrik më të shitur në gamë.
Jo vetëm që është tradicionalisht marka më e shitur në Itali, por ka të njëjtin status edhe në Turqi dhe Brazil.
Duke folur në gjuhën e numrave, Fiat dorëzoi 1.2 milionë vetura në vitin 2022, duke përfshirë programin e automjeteve të lehta komerciale profesionale dhe programin sportiv Abarth.
Për krahasim, Peugeot dorëzoi 1.056.182 makina.
Më shumë se 90 për qind e shitjeve të Fiatit u arrit në Evropë dhe Amerikën e Jugut, dhe është veçanërisht i popullarizuar në Brazil, ku dorëzoi deri në 430 mijë automjete dhe arriti një pjesë të tregut prej 21.9 për qind.
Fiat mban 18.7 për qind të tregut në Turqi dhe 15.1 për qind në Itali.
Fiat aktualisht ka vetëm një model elektrik, 500e, dhe është modeli elektrik më i shitur në Itali, i dyti më i shitur në Francë dhe i treti në Gjermani.