Auto

BE-ja thotë se mund të vazhdojë bisedimet me Kinën për veturat elektrike edhe pas tarifave

Bashkimi Evropian

Komisioni Evropian është i gatshëm të vazhdojë negociatat me Kinën për marrëveshje të mundshme për të shmangur tarifat në lidhje me automjetet elektrike kineze, edhe pas vendosjes së tarifave të tilla, ka thënë të hënën një zyrtar i lartë i BE-së, raportoi Reuters.

Komisioni, i cili po kryen një hetim kundër subvencioneve për automjetet elektrike të prodhuara në Kinë, ka dërguar propozimin e tij për tarifat përfundimtare për automjete të tilla tek 27 anëtarët e BE-së.

Votimi është caktuar për të premten.

Drejtori i përgjithshëm i Komisionit i ngarkuar për mbrojtjen tregtare, Martin Lucas, i ka thënë Parlamentit Evropian të hënën se bisedimet teknike me Kinën intensifikohen pothuajse çdo ditë.

Anëtarët e BE-së do të votojnë të premten nëse do të mbështesin tarifat përfundimtare për pesë vjetët e ardhshëm. Ato do të vendosen nëse shumica e cilësuar e 15 vendeve të BE-së që përfaqësojnë 65% të popullsisë së BE-së nuk votojnë kundër.

Një vendim, i cili mund të kërkojë një raund të dytë votimi, duhet të merret deri më 30 tetor.

Nëse vendosen tarifa përfundimtare, kjo do të thotë se do të duhet të paguhen edhe detyrimet e përkohshme që datojnë në korrik.