Auto

Autopiloti i Teslas shkaktar i disa aksidenteve, zbulon rregullatori amerikan

Tesla në telashe me “Autopilot”, pritet te tërheq veturat nga tregu

Rregullatori për sigurinë automobilistike në SHBA kanë thënë se hetimi i tyre për autopilotin e Teslas ka identifikuar të paktën 13 aksidente me fatalitet ku ky funksion ishte i përfshirë. Hetimi zbuloi po ashtu se pretendimet e prodhuesit të veturave elektrike nuk përputheshin me realitetin. 

Administrata Kombëtare e Sigurisë në Trafik (NHTSA) ka thënë se nga viti 2021 identifikoi 13 aksidente të Teslas, përfshirë një apo më shumë vdekje, dhe shumë të tjera me lëndime serioze. 

Gjeti se “sistemi i dobët i vozitjes së Teslas nuk ishte i përshtatshëm për kapacitetet operuese autopilot”, që rezultoi në një “hendek kritik të sigurisë”. 

NHTSA po ashtu ngriti shqetësime se emri “Autopilot” në Tesla “mund t’i bëjë shoferët të besojnë se funksioni ka kapacitete më të mira se që i ka dhe t’i nxisë shoferët t’i besojnë”, raportoi The Guardian. 

Tesla në dhjetor pati thënë se do ta bënte tërheqjen më të madhe nga tregu të vetura, me 2.03 milionë vetura në SHBA – apo gati të gjitha veturat në rrugët e SHBA-së – për t’u siguruar për funksionin.

Hetimi përfshin modelet Y, X, S, 3 dhe Cybertruck në SHBA që kishin funksionin e autopilotit.