Auto

Audi RS3 tërhiqet nga shitja në Britani

Audi RS3 është tërhequr nga shitja në Britaninë e Madhe për shkak të kërkesës mbi ofertën, shkruan Autoblog.

RS3 aktual është në shitje në Britaninë e Madhe që nga fundi i vitit 2021.

Audi ka konfirmuar për mediat se tani është fokusuar në plotësimin e listës ekzistuese të porosive, duke njoftuar se do ta sjellë modelin sërish në gamë, por specifikoi se kur mund të jetë i disponueshëm për t’u porositur përsëri.

RS3 fuqizohet nga një motor turbo me pesë cilindra 2.5 litra me 400 PS. Ka shtatë shpejtësi. Përshpejtimi nga 0 në 100 km/h është 3.8 sekonda.