Auto

Aston Martini po kalon në vetura hibride dhe elektrike

Aston Martin ka konfirmuar se nga viti 2026, do t'u ofrojë klientëve një gamë plotësisht të elektrizuar, që do të thotë se të gjitha modelet e tyre do të jenë ose hibride ose plotësisht elektrike.

Sipas Financial Times, Lawrence Stroll, shefi i Aston Martin Lagonda, është i bindur se 100 për qind e klientëve të Aston Martinit duan një veturë elektrike.

Megjithatë, gjatë lansimit, Stroll pranoi se njerëzit ende duan erën dhe zhurmën e motorëve SUS, duke shtuar se "do të ketë ende komponentë elektrifikimi, por nëse dikush dëshiron një motor me djegie të brendshme më 2028, kjo do të ndodhë".

Pra, kompania do të kalojë gradualisht në epokën elektrike duke ofruar modele elektrike dhe hibride për një periudhë kohore.

Fundi i epokës së motorëve të pastër SUS do të thotë që motori Aston Martin V12 do të ndërpritet deri në vitin 2026, të paktën në formën e tij aktuale.

Rregulloret e rrepta të emetimeve të Euro 7 e bëjnë më të vështirë për prodhuesit që të mbajnë motorët me 12 cilindra në treg edhe pse një formë elektrifikimi mund t'i mbajë ata gjallë për disa vite të tjera, siç planifikon të bëjë Lamborghini.

Nga ana tjetër, motorët V6 dhe V8 nga Mercedes-AMG do të hyjnë në epokën hibride.