Kompania gjermane për modifikimin e veturave ABT ka futur duart në super veturën Audi RS3, duke e bërë atë edhe më agresive e sportive se sa që është.
Duke filluar nga gjëja më e dukshme, ABT ka vënë rrota 20 inç ngjyrë të zezë me një vijë nga bronzi e sistem të ri me dy tuba për shkarkimin e gazrave, transmeton koha.net.
Përderisa nga pamja prapë mund të mendohet se kemi të bëjmë me një Audi RS3 Sportback standard, ndryshimi i madh i tij është ‘nën lëkurë’.
Kjo veturë ka motorin e përditësuar 2.5 litërsh që prodhon 493 kuajfuqi i cili në bashkëpunim me pjesë të tjerat të përditësuara nga ABT, bën që kjo veturë shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë ta arrijë për 3.7 sekonda e atë maksimale, 300 kilometra në orë.
{gallery}