Auto

ABT me paketë të re përforcon dhe modifikon T6.1 të Volkswagenit

Kompania gjermane e njohur për modifikimin e automjeteve, ABT Sportsline, në ofertën e saj tash e një kohë ka në dispozicion paketën për modifikimin e Volkswagen T6.1, ndërsa tani për këtë model ofron paketën e re “Aeropacket”.

Paketa e re përfshinë mbrojtësin e përparmë shtesë (spoiler), maskën e përparme “ABT”, set të ri të pragjeve, mbrojtësin e ri të pasmë, si dhe mbrojtësin shtesë të pasmë (difuzer), transmeton Koha.net. Po ashtu, përfshinë pragjet me ndriçim, tepihët e rinj, si dhe gypat e rinj të sistemit të shkarkimit të gazrave.

{gallery}

Duhet përmendur edhe amortizatorët e rinj, përmes të cilave ky model ka mundësi të ulet deri 40-70 mm, si dhe set të rrotave “ABT” 19 ose 20-inçësh nga alumini.

Gjithashtu, në gamë ABT ka edhe paketa për përforcimin e motorit, kështu që motori i tij dizel 2.0-litër është i përforcuar nga 150 në 180 kuajfuqi, ndërsa versioni me 199 kuajfuqi është përforcuar në 226 kuajfuqi.