Gjiganti i shitjeve dhe ankandeve online, eBay ka publikuar listën e gjërave që janë shitur më së shtrenjti gjatë vitit 2019-të në këtë platformë.
Orët që janë shitur më së shtrenjti në eBay fillojnë nga 89 mijë dollarë e deri në 139 mijë dollarë, transmeton Koha.net.
Listë e përbëjnë orët Patek Philippe Grand si dhe ato të Rolexit.
Këto janë 5 orët që janë shitur më së shtrenjti në ankandin online eBay gjatë 2019-ës:

Patek Philippe Grand Complications Calendar Manual Gold Men’s Watch, 5270G-014: $139,500

Patek Philippe Grand Complications Perpetual Calendar Chrono Watch, 5270G-018: $125,000

Rolex 18 Kt Rose Gold Masterpiece Pave Diamond Bracelet: $100,001

Richard Mille Automatic Chronograph in Rose Gold/ Titanium Watch : $96,900

Rolex Daytona White Gold Auto 40mm Diamond Strap Deployant Watch: $89,950