Auto

Shteti detyron Alfa Romeon t’ia ndryshojë emrin veturës së re

Alfa Romeo Junior

Alfa Romeo Junior

Për shkak të presionit të shtetit italian, kompania e veturave Alfa Romeo ia ka ndryshuar emrin modelit të sapolansuar “Milano” në “Junior”.

Vendimi u mor pasi ministri i Industrisë, Adolfo Urso, kritikoi kompaninë për shfrytëzim të emrit italian edhe pse vetura është prodhim i jashtëm. “Milano” u prodhua në fabrikën e Alfas në Poloni.

“Një veturë e quajtur ‘Milano’ s’mund të prodhohet në Poloni”, pati deklaruar ministri Urso. “Kjo është e ndaluar me ligjet italiane”.

Ai i referohej një legjislacioni të vitit 2003 për “mashtrim” të klientëve me emra italianë për produkte të jashtme.

Emri i veturës “Milano” i referohej qytetit, ku Alfa Romeo ka rrënjët.