Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, po vazhdon dëshminë ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapi. Ai po i përgjigjet pyetjeve të avokates së Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra.
Ajo ia lexoj Zyrapit një deklaratë të Sylejman Selimit gjatë një mbledhje të mbajtur 3 muaj pas ristrukturimit të UÇK-së që ndodhi në nëntor të vitit 1998, ku Selimi shprehet i pakënaqur me pozitën e Krasniqit si zëvendëskomandant.
“Sylejman Selimi ka thënë: Jakup Krasniqi, me gjithë respektin që kam, nuk e ka merituar postin si zëvendëskomandant. E as Sokol Bashota nuk e meriton këtë pozitë, nëse kjo nuk ndërron unë nuk do t’u raportoj atyre”, ka thënë avokatja Alagendra.
Këtë deklarim e konfirmoj edhe Zyrapi, i cili tha se e mban mend.