Zyra e Prokurorit të Specializuar insiston që gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të nisë në shtator të këtij viti.
"ZPS-ja, ka nënvizuar këtu dhe më herët, një qasje proaktive dhe rigoroze që ka adoptuar drejt zbulimit të provave, një mënyrë që do të lejojë që gjyqi të fillojë në shtator të vitit 2021. Ky regjim kërkues po ndërmerret në interes të përmbushjes së detyrimeve ligjore të një date korrekte të gjykimit. Orari i përshkruar lejon mbrojtjen të përgatitet për shumë muaj dhe hetimet paragjyqësore në një rast të përcaktuar qartë, ndërsa njeh interesat themelore të viktimave dhe dëshmitarëve, dhe të drejtësisë, në zvogëlimin e rreziqeve të ndërhyrjeve dhe frikësimeve e natyrshme në një periudhë të zgjatur paragjyqësore”, thuhet në parashtresën e ZPS-së për konferencën e tretë statusore për Thaçin dhe të tjerët.
ZPS-ja ndërkohë ka propozuar që konferenca e radhës për Thaçin dhe të tjerët të mbahet në pjesën e parë të marsit të vitit 2021.