Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, ka deklaruar të martën se si institucion nuk e kanë parë të arsyeshme të reagojnë në lidhje me bullizmin që është ushtruar ndaj profesorit të Vushtrrisë, Lulim Paci, pasi vallëzimin e cilësoi si “çështje krejtësisht private”.
Këto komente Pupovci i bëri gjatë raportimit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, të martën.
“Nuk e kemi parë të arsyeshme të reagojmë për një çështje krejtësisht private të njeriut. Unë mendoj që tani edhe opinioni në një mënyrë e ka marrë qëndrimin rreth asaj dhe nuk kam çfarë të shtoj, secili është i lirë të bëjë çfarë të dojë në shtëpinë e tij”, tha zv.ministri Pupovci.
Lulzim Paci, profesor i biologjisë në gjimnazin e Vushtrrisë, është fyer vetëm pse ka publikuar në Tiktok video duke vallëzuar në shtëpinë e tij.
Eeagoi edhe deputetja Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, e cila e kishte parë veprimin e profesorit si “degjenerim”.
Ndërkohë profesori Paci vazhdoi të bullizohej edhe përdorues të shumtë të rrjeteve sociale.
Dëshpërimin për këtë, profesori e shfaqi në programin e mëngjesit të KTV-së, të hënën, kur teksa foli për familjen, nisi të qajë.
Pas kësaj, nisi një përkrahje e madhe për të, duke u vërshuar rrjetet sociale me video vallëzimi. Përkrahja, profesorit Paci, i erdhi nga të gjitha anët.
Pas kësaj, edhe deputetja e Ujkani i kërkoi falje publike profesorit.