Arbëri

Zjarre në Kuzmin të Fushë-Kosovës, dy zjarrfikës po tentojnë t'i lokalizojnë ato

Zjarret kanë nisur të përhapen në Kuzmin të Fushë-Kosovës.

KOHA ka siguruar disa video ku shihen vatra zjarri në këtë zonë. Dy zjarrfikës po tentojnë ta lokalizojnë zjarrin në këtë zonë. 

“Po digjen diku rreth 15 hektarë barti i thatë. Këtë e ka bërë dora e njërit, pas asnjë dyshim. Me kolegun po mundohemi të shuajmë zjarrin sa të mundemi. Një pjesë e kemi lokalizuar. Për fat të mirë shtëpia s’ka këndej rreth që janë të rrezikuar. Si proces varet nga kushtet. Po frynë era e po e përhap zjarrin. Jemi vetëm ne dy dhe po tentojmë të bëjmë sa të mundemi. Sot në total në ndërrim në bazë kryesore jemi tetë vetë, një prej tyre telefonist. Patëm zjarre edhe në Emshir te ‘Bastrade’. Ne erdhëm këtë pjesë, ekipi tjetër është diku tjetër”, ka thënë njëri nga zjarrfikësit në terren, që punon 19 vjet.

Ai ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për shtesat për rreikzhmëri.

Në këtë zonë edhe vitet e kaluara kishte pasur zjarre e intervenime të zjarrfikësve.

Së fundi ndodhën zjarret në këtë zonë në vitin 2021.