Arbëri

Zjarr në pyjet e Oshlakut, kërkohet intervenim nga FSK-ja dhe KFOR-i

Zjarr në Oshlak / Foto: Parku Nacional "Sharri"

Parku Nacional “Sharri” ka bërë thirrje publike për institucionet që të ndihmojnë në shuarjen e zjarrit në pyjet në Oshlak. 

Siç bëhet e ditur, gjendja me zjarret në këto pyje është me rrezikshmëri të lartë dhe nuk ka mundësi të intervenohet nga toka. 

Ndihmë për intervenim nga ajri u është kërkuar Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

“Thirrje publike për institucionet e nivelit më të lartë në Kosovë dhe më gjerë për ndihmë në shuarjen e zjarrit. Situatë alarmante me zjarret në pyjet e rrobullit në OSHLAK. Për shkak të konfiguracionit të terrenit me rrezikshmëri të lartë, në pamundësi të intervenimit nga toka, ftojmë të gjitha institucione si KFOR, FSK dhe institucione relevante për intervenim nga ajri me Helikopter dhe të ngjashme.  Në të kundërtën gjendja me zjarret po merr përmasa katastrofale dhe me rrezikshmëri të lartë”, thuhet në njoftim.