Arbëri

Zjarr në përçuesin elektrik në “Emshir”, një pjesë e lagjes mbetet pa rrymë

Foto ilustrim - Zjarrfikësit

Një zjarr ka shpërthyer të martën në një përçues elektrik në lagjen “Emshir” të Prishtinës.

Me këtë rast, një pjesë e kësaj lagje ka mbetur pa energji elektrike. 

Nga Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) kanë thënë se sapo të sanohet dëmi, do të rikthehet rryma për banorët.

“Bëhet fjalë për një përçues elektrik, për çka menjëherë ekipet e KEDS-it kanë intervenuar për ta eliminuar dëmin. Akoma janë duke punuar, besojmë shpejt rikthehet furnizimi me energji elektrike”, ka thënë për KOHËN, zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi. 

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipi i zjarrfikësve të cilët kanë intervenuar në këtë rast.