Arbëri

Zjarr në kontejnerë në Ulpianë

Zjarrfikësit në Prishtinë janë detyruar të intervenojnë në mbrëmjen e së hënës në Ulpianë për të shuar zjarrin në një hapësirë të kontejnerëve.

Fotografitë e siguruara nga Koha.net tregojnë intervenimin e zjarrfikësve në kontejnerët, për të cilët komuna e Prishtinës së fundmi bëri thirrje për parandalim të djegies.

Zjarri nëpër kontejnerë është fenomen që po përsëritet shpesh në kryeqytet. Vetëm brenda një viti janë djegur mbi 100 kontejnerë të plastikës.

{gallery}