Anëtari kroat i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Zhelko Komshiq, gjatë një interviste në Duetsche Welle (në gjuhën boshnjake) me rastin e Ditës së shënimit të 25 vjetorit të Gjenocidit në Srebrenicë, pasi iu rikujtua se në Bruksel ka rifilluar dialogu midis Kosovës e Serbisë, u pyet nëse Bosnja e Hercegovina është e gatshme ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Ai tha se ka gatishmëri, por pengesë paraqitet anëtari serb i Presidencës, Milorad Dodik.
"Nuk ka një pajtueshmëri të tillë në nivel të Presidencës dhe kjo nuk është gjë e panjohur. Zotëri Dodiku këtë e kundërshton ashpër, ndonëse po deshët të jeni real dhe pragmatik – Kosova është shtet. Pikë. Ky është fundi i tregimit. Pritet vetëm që Beogradi ta pranojë këtë fakt, ta njohë , dhe pastaj punët do të jenë më të lehta. Tani jemi dëshmitarë të serisë së protestave më të reja. Pandemia Corona u shfrytëzua për një lloj rebelimi dhe u tha se ishte rebelim kundër vendosjes së orës policore. Pas disa momenteve ishte e qartë se kjo nuk kishte lidhje me pandeminë, porse bëhej fjalë për Kosovën, meqë gjithë çfarë famë në xhirimet që arrinin nga Beogradi flisnin për faktin se ekziston madje një strukturë e organizuar politike, e cila me tregimin rreth Coronës fshihte qëllimet e vërteta, pra pengimin e arritjes së marrëveshjes midis Beogradit e Prishtinës", tha Zhelko Komshiq, transmeton Koha.net.