Arbëri

Zelensky takohet me Ramën në Tiranë para Samitit për Ukrainën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Tiranë para mbajtjes së Samitit për Ukrainën.

Zelensky mbërriti mbrëmjen e së martës në Tiranë, për samitin në të cilin do të marrin pjesë disa liderë të Evropës juglindore.

Është vizita e tij e parë në Tiranë. Vjen pak ditë pasi Ukraina shënoi dyvjetorin e nisjes së agresionit rus.

Pas takimit me Ramën pritet të nënshkruhen marrëveshje.

Kosovën e përfaqëson presidentja Vjosa Osmani.

Agjenda e plotë:

09:00 – Presidenti Zelensky do të mirëpritet nga kryeministri Rama, në Kryeministri.

09:05 – Kryeministri Rama do të zhvillojë takim kokë më kokë me presidentin e Ukrainës

09:30 – Takimi bilateral mes dy delegacioneve.

10:10 – Nënshkrimi i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës

11:00 – Mbërritja e liderëve (Pallati i Kongreseve)

11:30 – Rama dhe Zelensky do të mbajnë fjalët hapëse të sesionit

13:00 – Foto Familjare

13:30 – Rama dhe Zelensky do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp