Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka përshëndetur fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB.
Përmes një postimi në Twitter, Zelensky ka thënë se Rama i tregoi botës se si ta trajtojë Rusinë, hipokrizinë dhe gënjeshtrat e saj.
Ai tutje ka falënderuar Ramën, për siç ka thënë “drejtimin e presidencës në mënyrë parimore”.
“I dashur Edi Rama, sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së i treguat botës se si ta trajtojë Rusinë, gënjeshtrat dhe hipokrizinë e saj. Ju falënderoj që e drejtoni Presidencën në një mënyrë kaq parimore”, ka shkruar Zelensky në Twitter.
Dear @EdiRamaal, today at the UNSC you showed the world how to correctly handle Russia, its lies, and its hypocrisy. I thank you for steering the Presidency in such a principled manner. pic.twitter.com/0wKca8xZon
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) September 20, 2023