Arbëri

Zbulohen disa kabllo pas gërmimeve nga një qytetar, KEDS-i bën thirrje të ndalohen këto veprime

Disa kabllo elektrike të tensionit të mesëm janë zbuluar në lagjen Ulpiana në Prishtinë pas gërmimeve të një personi.

Siç ka njoftuar KEDS, i njëjti nuk është konsultuar me kompaninë dhe pa leje paraprake nga kompania ka vendosur të punojë aty ku janë të vendosura asetet elektroenergjetike.

“Për rrjedhojë, ka ardhë deri tek kontakti me energji elektrike nga një person, fatmirësisht pa pasoja. Veprime te tilla janë të papranueshme, pasi pos që janë të rrezikshme, ato dëmtojnë edhe asetet elektroenergjetike, rrjedhimisht rrezikojnë furnizimin e qytetarëve me energji elektrike”, thuhet në njoftim.

KEDS ka ftuar organet e rendit të ndërhyjnë dhe komunën përkatëse të mos lejojë ndërtime të tilla.

“Secila kompani ose individ që dëshiron të punojë aty ku kalojnë kabllot e energjisë elektrike, duhet të ketë leje nga KEDS, të marrë hartën e rrjetit dhe zgjidhjen eventuale teknike nëse është e nevojshme. Foto: Vendi ku eshët punuar, shikojeni si janë zbuluar kabllot 10 kV”, thuhet në njoftim.