Arbëri

Ymeri akuzon organet shtetërore për vdekjen e Deharit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, ka akuzuar organet shtetërore, duke thënë se janë përgjegjësit kryesorë për vdekjen e Astrit Deharit.

Ymeri në marshin protestues të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje me rastin e 1-vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit. thotë se sot është bërë një vit padrejtësi për Astritin, padrejtësi për qytetarët dhe padrejtësi për Lëvizjen Vetëvendosje.

Kryetari i Vetëvendosjes konsideron se që nga momenti i vdekjes së Astrit Deharit, deklaratat nga zyrtarët e organeve të drejtësisë dhe atyre të institucioneve kanë qenë kundërthënëse duke shtuar se i tërë procesi i hetimeve është bërë në atë mënyrë që të fshihet e vërteta.

“Raportin e ekspertëve të angazhuar nga familja Dehari nuk është marrë në konsideratë nga prokuroria. I tërë procesi i hetimeve është trajtuar në atë mënyrë që të fshihet e vërteta. Organet shtetërore kanë përgjegjësi të drejtpërdrejt. Policia përmes Shpend Maxhunit, Fatos Makollit, Luan Kekës dhe Nexhmi Krasniqi konstatuan me shpejtësi shkakun vdekjes së Astrit Deharit. Gjyqësori përmes Dhurata Hoxhës, Sylë Hoxhës, Metush Birajt, Abdurrahim Silamit, e Vehbi Kashtanjevës, u bënë bashkë në përndjekjen policore nga pozitat e tyre duke fshehur të vërteten dhe duke mbajtur rastin gjallë edhe sot e kësaj dite”, tha Ymeri.

Ai tha se edhe arrestimi i aktivistëve të VV-së dhe akuzat për terrorizëm ishin të montuara nga pushteti me qëllim të frikësimit të aktivistëve të kësaj lëvizje.