Arbëri

Xhaferi akuzon pushtetin qendror për bllokim të projekteve të rëndësishme në Prishtinë

Krenar Xhaferi

Foto: Ekonomia Online

Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, ka shprehur shqetësim për siç ka thënë pengesat e shkaktuara nga Ministria e Financave në projekte kyçe për kryeqytetin.

Xhaferi në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se dy projekte të rëndësishme, unaza e kryeqytetit dhe nënkalimi “Agim Ramadani”, janë bllokuar për më shumë se dy vjet, duke penguar përparimin e infrastrukturës.

“Kemi pasur shumë pengesa, përmbi dy vjet është unaza e kryeqytetit e cila ka nevojë vetëm për një garancinë të kredisë me dhënë kryeministri aktual për me pasur ne si Prishtinë unazës, pra për me nisur procesin e tenderimin e cila është një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse tërë këto kolona krijohet një situatë e re e komunikacionet brenda Prishtinës. Flasim për projektin.  Ne kemi dy projekte të bllokuara, nënkalimin ‘Agim Ramadani’ dhe platformën e ‘Pallatit të Rinisë’ me Arbërinë. Rruga A ka qenë po ashtu një proces i jashtëzakonshëm me tendenca politike, të bllokadave, po flasim për bartjet e mjeteve nga viti 2022-23, i kemi 28.5 milionë euro të bllokuara nga Ministria e Financave. Flasim për shumë projekte të cilat janë bllokuara nga niveli qendror dhe nuk e kuptojë logjikën e cila e ka përcjellë këtë bllokadë, sepse ne nëse e bllokojmë njëri-tjetrin, atëherë nuk kemi zhvillim të investimeve, infrastrukturës dhe jemi mbrapa në këtë kontekst”, ka thënë Xhaferi.

Xhaferi ka bërë thirrje për qasje më bashëpunuese për zhvillimin urban të Prishtinës. 

“...Projektet e mëdha duhet të jetësohen sepse të tilla ndryshojnë rrjedhjen e zhvillimit në Komunën e Prishtinës. Vetëm në rrugën A, nëse e shohim edhe në pjesën e ‘Kalabrisë’ të cilën jemi duke punuar në pjesën e kolektorit janë 2.5 kilometra rrugë me gjashtë korsi, në një zonë ku Prishtina e Re zhvillohet në zhvillimin urban dhe të komunikacionit. Pa folur për ‘Rrugën B’, rrugën ‘1 Tetori’ etj. Kur t’i shohim këto rrugë e shumë rrugë të tjera kjo e ka konceptin dhe idenë tonë për zhvillimin e Prishtinës, dhe mendoj që qytetarët e vlerësojnë punën dhe ne nuk e kemi problem sfidën në Prishtinë”, ka thënë ai për Ekonomia Online.