Arbëri

VV-ja ia kujton kryetarit të Vitisë premtimet e parealizuara

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Vitisë ka zhvilluar një aksion simbolik duke vendosur një afishe në qendër të qytetit e cila përmban premtimet e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti që sipas këtij subjekti nuk janë përmbushur.

Sipas VV-së nuk është përmbushur zotimi i kreut të kësaj komune për kyçjen e Vitisë në autostradën Prishtinë – Shkup dhe se nuk janë funksionalizuar 12 biblioteka nëpër shkolla, premtimi për bursat e reja, dhe komuna nuk kishte ndërtuar një çerdhe të re, raporotn Koha.net.

kritikojnë kryetarin e komunës se nuk ka themeluar institucionin shëndetësor për lehona dhe se fabrika e tekstilit e cila ishte investim privat të cilin e kishte proklamuar komuna tashmë është mbyllur.

VV-ja deklaron se komuna nuk ka arritur të jetësojë inkasimin e taksës për mbeturinat e cila parashihet të realizohet nga komuna, dhe nuk është renovuar objekti i drejtorisë së bujqësisë ndërkaq objekti i komunës së re ende nuk është funksionalizuar.