Arbëri

VV-ja i quan të pabaza reagimet për përzgjedhjen e anëtarëve të KPM-së

Përmes një konference për media Kryetare e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media Doarsa Kica-Xhelili i ka quajtur të pavërteta deklarimet lidhur përzgjedhjen e anëtarëve të komisionit ad-hoc të KPM-së.

“Ende e kam të paqartë ku është pjesa top sekrete kur është themeluar komisoni ad-hoc në seancë të Kuvendit. Për ne është shumë e çuditshme se si po shfrytëzohen dezinformatat kinse për thirrje transparencë. Duhet ta kemi parasysh se disa nga akterët që kanë rezistuar ndaj këtij procesi kanë pasur qasje në dokumente publike dhe i kanë pranuar emrat anëtarë të komisionit ad hoc. Njësoj nuk ka pasur thirrje publike për monitorin nga mediat, por ka qenë një kërkesë për monitorim, por nuk kemi bërë thirrje ata me vetiniciativë kanë kërkuar dhe kjo kërkesë do të trajtohet” ka thënë Kica në një konferencë për media.

Ajo më tutje ka theksuar se ‘nuk po i bënë mirë askujt fakti që po dilet me deklarime të tilla se në fund të ditës janë kandidatë që janë poetuar edhe nga radhët e opozitës dhe nuk mund të marrim përgjegjësi për ata që nuk vijnë në intervista” është shprehur Kica.

Në këtë konferencë ka folur edhe Fitim Haziri nga Vetëvendosje Fitim Haziri, njëkohësisht kryetar i komisionit për zgjedhjen e anëtarëve të Bordit të RTK-së dhe KPM -së.

“Është e çuditshme se me 27 maj janë formuar të njëjtë ditë komisioniet. Dje kemi kaluar në votim kandidatët në Kuvend dhe kemi përzgjedh dy anëtarë të bordit të RTK-së është e çuditshme që kemi reagim vetëm për njërin komision. I gjithë procesi ka qenë transparent. Është e çuditshme se kush fshihet prapa këtyre reagimeve, si përgjegjës e kemi kryer punë si kërkohet. Ju bëjë thirrje që të jeni ata të cilët me të vërtetët çdo publikim që bëhet ta merrmi pak me më shumë transparencë” është shprehur Haziri.

Përzgjedhja ad-hoc e anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media nxiti reagimin e shoqërisë civile në Kosovë ditë më parë.

E lidhur me mungesën e transparencës për këtë proces ditë më parë reagoi edhe Federata Evropiane e Gazetarëve, të cilët kanë bërë thirrje për transparencë të plotë.