Arbëri

Vushtrria mbetet pa ujë të pijshëm

Për shkak të turbullirës së ujit nga kanali “Ibër Lepenc”, Vushtrria ka mbetur të hënën pa furnizim me ujë të pijshëm, njoftoi Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”.

Në njoftim u tha se në orët e pasdites pritet të bie niveli i turbullueshmerisë, me ç’rast do të nisë furnizimi me ujë.

Turbullimi i ujit u shkaktua nga reshjet e shumta të shiut gjatë ditëve të fundit në vend.

“Presim që gjatë orëve të pasdites të bie niveli i turbullëshmërisë dhe atëherë edhe të rifillojmë prodhimin dhe furnizimin e popullatës me ujë të pijes. Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj”, thuhet në njoftim e kompanisë.