Presidenti serb Aleksandar Vuçiq u ul i vetëm dhe i ndarë nga të gjithë liderët në panelin për Ballkanin Perëndimor, të mbajtur si pjesë e Këshillit të Forumit Ekonomik në Davos të Zvicrës të enjten.
Në panel ishin të pranishëm liderë nga Ballkani Perëndimor, përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Nuk dihet se si ka ardhur deri te ky rregullim i ndenjëseve, nëse ka dashur të veçohet presidenti i Serbisë, apo ka mbetur pa karrige në rreshtin ku janë të gjithë të tjerët.
Në foto shfaqen i dërguari i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri kroat Andrej Plenkoviq, kryeministri maqedonas Stevo Pendarovski e të tjerë.
Pjesëmarrësit e panelit diskutuan për sfidat me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nevojën për ruajtjen e stabilitetit, krijimin e kushteve për nxitjen e rritjes ekonomike të vendeve, si dhe u theksua domosdoshmëria e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të ngrira.