Arbëri

Vuçiqi takohet me Dodikun, e njofton për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me presidentin e entitetin Republika Sërpska, Milorad Dodik, ku ndër të tjera kanë folur edhe për Kosovën.

Vuçiq ka njoftuar për takimin nëpërmjet një postimi në Instagram.

“Takim i mirë me presidentin e Republika Sërpskas, Milorad Dodik. Diskutuam për çështjet kyçe për Serbinë dhe Sërpskan, dhe e njoftova me të gjitha nismat perëndimore lidhur me Kosovën e M., si dhe situatën e përgjithshme në krahinën jugore. Gjithashtu, u pajtuam, që në muajin e ardhshëm të vizitoj disa vende në Republika Sërpska, veçanërisht komunat më të varfra, për të cilat Republika e Serbisë do të përgatisë ndihma të konsiderueshme financiare dhe mbështetje në projekte infrastrukturore”, ka shkruar Vuçiq.