Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ka biseduar me ndihmësekretarin amerikan të shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien për çështjen e “ndalimit të transaksionit të pagesave” të Kosovës me Serbinë dhe po ashtu “për ndalimin e shitjes së mallrave serbe” në Kosovë.
Vuçiq ka thënë se këto janë “sulme histerike ndaj popullit serb në Kosovë e M.”, raporton “Tanjug”.
Ai në prononcim për gazetarët në Shkup ka thënë se do të vazhdojë bisedimet me O’Brienin për këtë çështje.
“Ne do të jemi gjithmonë me njerëzit tanë, do të përpiqemi e do të kërkojmë dhe do të gjejmë përgjigje”, ka thënë Vuçiq.,
Ai ka thënë se që nga viti 2021 “10 marrëveshje dhe iniciativa të rëndësishme s’mund të miratohen në CEFTA, shkaku i bllokimit të një anëtari”.
Vuçiq: Tregu i lirë i punës në kuadër të “Ballkanit të Hapur” hyn në fuqi më 1 mars
Vuçiq ndërkohë ka folur për nënshkrimin e dy protokolleve në Shkupë në kuadër të “Ballkanit të Hapur” që do ta mundësojnë që më 1 mars të hyjë në fuqi një treg plotësisht i lirë i punës mes anëtarëve të kësaj iniciative.
“Kemi pasur disa gjëra të rëndësishme, gjithmonë ka detaje të pakëndshme, por s’dua të flas për këtë”, tha Vuçiq. “E kemi pritur me muaj të tërë, dhe më 1 mars më në fund duhet të hujë në fuqi tregu krejtësisht i lirë i punës në vendet e ‘Ballkanit të Hapur’ – Serbi, Maqedoni e Veriut e Shqipëri. Është lajm i madh dhe i rëndësishëm”, tha Vuçiq.
LEXO EDHE: