Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për ndalimin e 16 serbëve në Kosovë në dy ditët e fundit. Katër janë ndaluar në Gjakovë e 12 në Prizren.
Ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se nga të ndaluarit katër janë oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë së Serbisë.
E Vuçiq në një adresim publik ka folur për “terror" ndaj serbëve.
“Imagjinoni, disa nga ata njerëz janë anëtarë të strukturave të sigurisë, dhe pastaj kanë gjetur, thonë, një thikë dhe një sëpatë të thyer. Kjo ju tregon se çfarë lloj terrori kundër serbëve vazhdon, sepse e vetmja gjë që ka rëndësi është se është kundër serbëve. Sigurisht, të gjithë do të heshtin e s’do të thonë asnjë fjalë”, tha Vuçiq.