Arbëri

Vuçiq nuk pret lajme të mira për Serbinë

I gëzohem çdo takimi në samitin Ballkani Perëndimor – Bashkimi Europian, por nuk pres lajme shumë të mira për vendin tonë, ka thënë kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

"Jemi në telash të madh. Kemi bërë shumë gabime, shumë rrethana nuk na shkojnë për shtati, por na mbetet të mbrohemi, ta ruajmë vendin tonë dhe këtë po e bëjmë”, ka thënë sot Vuçiq pas takimit me kryetarin e Republikës Serbe Milorad Dodik.

Duke u përgjigjur në pyetjen për pjesëmarrjen e Serbisë në këtë samit, pasi që, siç thotë “veçernje novosti”, tri vende anëtare të BE-së e kanë vënë në pikëpyetje pjesëmarrjen për shkak të pranisë së planifikuar të Kosovës, Vuçiq ka thënë se samiti mbahet tek më 17 maj dhe se deri më atëherë ka takime më të ngutshme, transmeton Koha.net.

Siç ka theksuar, disa biseda shumë të rëndësishme do t’i ketë ndërmjet 10, 11 e 12 prill dhe se do të bisedojë edhe për Kosovën.

"Por,nuk pres shumë lajme të mira për vendin tonë. Do të luftojmë me gjithë forcën, zemrën e energjinë tonë që ta shtyjë anash atë që ka ndodhur në vitin 2008 me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, të cilën drejtpërsëdrejti e njohëm në vitin 2010 e 2011 përmes aktgjykimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Dhe ia kemi dalë të bëjmë diçka, të zëmë hapin e të luftojmë për Kosovën, porse interesat e fuqive perëndimore janë tjerë", citon “novosti” të ketë thënë Vuçiq.

Sipas tij, për Serbinë më së vështiri është se pala shqiptare nuk ka fare dëshirë për kompromis

"Edhe tash thonë ... ne po punojmë për AKS –në,e çfarë po bëjnë ata, çfarë po bëni ... po mbillni patate, po hapni kanale, më thoni ju kulturës. Dhe këto trike i shihni tash e pesë vjet. E çfarë keni bërë, ma thoni vetëm dhe një hap që e keni bërë?”, ka pyetur Vuçiq.

Siç ka theksuar, asnjë hap askund nuk flet se po punohet për në AKS –në dhe ndaj shtrohet pyetja deri kur të durohen mashtrimet e trike .

"Ne dhe nuk jemi aq budallenj e naivë. Dhe ashtu siç iu thashë para shtatë ditësh se asgjë seriozisht nuk do të punojnë, ja, po shihet se kam të drejtë. Tash po grinden rreth “gylenistëve”, disa janë të afërt me turqit, të tjerë me amerikanë deri në momentin që serbët ua zënë rrugën në biseda dhe pastaj menjëherë bëhen bashkë dhe kanë përkrahjen e të gjithë e ne shikojmë vetëm t’i ruajë interesat tona shtetërore", ka thënë ai.