Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovë vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë Celsius.
Sipas Institutit do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.